Gjatë mesditës, Dojrani u godit nga një stuhi e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të madh.

Siç njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, aktualisht një masë e re e paqëndrueshme po lëviz nga Gjevgjelia drejt Dojranit dhe pritet të sjellë përsëri një stuhi me të njëjtat fenomene.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Qendrore Meteorologjike, në rajonin e Kumanovës dhe Mariovës ka paqëndrueshmëri me intensitet të ulët.

Reshje të shiut sot ka pasur edhe në rajonin e Pollogut, ndërsa janë vërshuar disa rrugë në Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Breshër dhe erë e fortë, moti i ligë kaplon Dojranin appeared first on Telegrafi.