Bruksel: BE-ja nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese në RMV, gjashtë muajt e ardhshme do të jenë vendimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit  të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq OBRM-PDUKM-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar.

Burime diplomatike nga Drejtoria për Zgjerim të Komisionit Evropian, edhe pse thonë se i kuptojnë zhgënjimet në Maqedoni nga procesi i viteve të kaluara, megjithatë janë kategorike se nuk ka alternativë për plotësimin e kushtit për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Nuk ka rrugë të shkurtër, plan B”, thonë burimet në Drejtorinë e Zgjerimit dhe shtojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë.

Advertisement

Nëse qeveria fillon një proces për të rinegociuar konsensusin tashmë të arritur midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ata janë të shqetësuar se do të humbasë koha e çmuar.

“Nëse i kthehemi rinegocimit, Shqipëria do të ndahet gjatë rrugës, ne nuk e duam këtë”, thonë burime diplomatike në Drejtoria.

Të njëjtat mesazhe për ndryshimet kushtetuese ka edhe Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS), i cili drejtohet nga Borrell.

“Gjeopolitika krijon vrull, duhet frenuar”, thonë diplomatët e këtij shërbimi dhe shtojnë se askush nuk mund të japë garanci se nuk mund të ketë bllokada të reja gjatë negociatave.

Advertisement

Ata vlerësojnë se tani është më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë procesin dhe të hapë grupin e parë me kapitujt për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

BE-ja rikujton gjithashtu se Marrëveshja e Prespës është ndër kriteret politike për Maqedoninë e Veriut dhe duhet të zbatohet në vazhdimësi./Telegrafi/

The post Bruksel: BE-ja nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese në RMV, gjashtë muajt e ardhshme do të jenë vendimtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy