Buçkovski: Ka sinjale pozitive nga pala bullgare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski vlerëson se shpejtë do të gjendet gjuhë e përbashkët me qeverinë e re eventuale bullgare të kryesuar nga Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, për të cilën, siç thekson është optimist se do të formohet pas zgjedhjeve të treta parlamentare në vend.

“Këtë qasje të cilën e promovon ai, për hir të së vërtetës është sforcuar nga pala e Maqedonisë, nga momenti kur unë u bëra përfaqësues special i Qeverisë. E trashëgova tashmë kartën e përgatitur të udhëtimit të cilën e harmonizuam dhe ku tentuam përmes aktiviteteve që i bënte Ministria jonë e Punëve të Jashtme të jemi shumë më pragmatikë dhe shumë më produktivë. Këtu, pasi flet edhe Kirill Petkov se ky është proces pune dhe nuk e di se grupet e punës sa shpejtë do të harmonizohen ndërsa unë e di se tashmë kemi dokument i cili mund t’ju përgjigjet këtyre kërkesave, mendoj se shpejtë do të gjenim gjuhë të përbashkët”, tha Buçkovski në emisionin debatues “Top Tema” në “Telma”.

Buçkovski theksoi se megjithatë çështja kryesore është nëse do të kemi sukses të arrihet kjo deri më 14 dhjetor. Ka thotë ai, sinjale inkurajuese, për strategji të re nga pala bullgare e cila, sipas tij do t’i përgjigjej vendit. Por, siç thekson, duhet ta kemi të qartë se koha nuk është aleati ynë.

“Edhe pse sot presidenti bullgar Rumen Radev dha një deklaratë, se maksimalisht shpejtë do ta thërrasë kuvendin e ardhshëm, pritjet janë se kjo më së shpejti mund të ndodhë më 24 apo 25 nëntor. Për një javë, më 21 do të jenë rezultatet zyrtare. Kushtetuta e tyre lejon që kjo të jetë edhe një muaj pas zgjedhjeve, por edhe shpejtojnë për shkak se gjatë kohë që nuk patën qeveri politike, sepse duan të jenë në kapacitet të plotë në mënyrë që qeveria e re politike të mund ta propozojë Buxhetin. Kanë edhe presione të tjera, para së gjithash atje është gjithashtu gjendje katastrofike me krizën e koronavirusit”, vlerësoi Buçkovski.

Advertisement

Nga ana tjetër, ish-ambasadori i vendit në Bullgari, Marjan Gjorçev, konsideron se nuk do të ketë kohë që kjo të arrihet në dhjetor. Thotë se krahas të tjerave, këtu bëhet fjalë edhe për kuadro, përkatësisht shpërndarje të resorëve në ministritë dhe takimet me presidentin Radev.

“Presidenti Radev, sado që t’i respektojë të gjitha afatet e shpejta, takimet të cilat do të ndodhin, nuk do t’i japin palës bullgare hapësirë të mjaftueshme që ata të reagojnë tek BE-ja në mënyrën në të cilën do të thotë deklarim pozitiv”, tha Gjorçev në emisionin debatues.

Buçkovski: Ka sinjale pozitive nga pala bullgare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy