Bujar Osmani: Anëtarësimi në Aleancë është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarësimi i shtetit tonë në Aleancë është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, veçanërisht në kontekst të sfidave aktuale dhe të sigurisë, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot organizoi pritje në MPJ, me rastin e Ditës së NATO-s. Osmani në fjalimin e tij i theksoi përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e vlerësuar si sukses historik dhe arritjen më të rëndësishme të politikës së jashtme.

“Aleanca është mbështetës i orientimit euro-atlantik të rajonit tonë, e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, me të cilin ka një histori të gjatë të bashkëpunimit dhe zbatimit të operacioneve, që e mundësuan paqen dhe stabilitetin. Situata e jashtëzakonshme në kontinentin evropian tregon se zgjerimi i BE-së është në radhë të parë politikë sigurie, prandaj, i bëjmë një tjetër thirrje të fortë Unionit për qasje proaktive dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është thelbësore për ruajtjen e sigurisë së Evropës”, theksoi Osmani.

Njëherit, ministri theksoi se invazioni rus ndaj Ukrainës, kontribuoi për forcimin e unitetit të vendeve anëtare, bashkëpunim më të madh në drejtim të ndërtimit të rezistencës dhe kthimit të Aleancës nga kërcënimet eminente, si dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere të Aleancës.

Në pritjen mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, por edhe funksionarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të korit diplomatik dhe institucione të rëndësishme në vend.

Advertisement

“Jemi të vendosur në dënimin e invazionit ilegal rus ndaj Ukrainës. E respektojmë guximin e popullit ukrainas, me të cilin e mbrojnë shtetin, sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. Plotësisht e mbështesim parimin fundametal se të gjitha vendet kanë të drejtë ta zgjedhin vetë rrugën e tyre, prioritetet e tyre të politikës së jashtme dhe aranzhmanet e sigurisë”, theksoi Kovaçevski.

Gjithashtu, sipç kumtuan nga MPJ, me të pranishmit u shkëmbyen mendime mbi temat aktuale rajonale dhe çështjet me interest të përbashkët, krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Ukrinë dhe ndikimin e saj në vendet anëtare të Aleancës, planet e ardhshme dhe aftësitë për përforcimin e mbrojtjes së NATO-s, si dhe Konceptin e ri Strategjik, që do të sigurojë gatishmëri të NATO-s për t’iu përgjigjur çdo sfide në mjedisin bashkëkohor të sigurisë.

Bujar Osmani: Anëtarësimi në Aleancë është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy