Bujar Osmani: Ende nuk kanë nisur bisedimet për formimin e Qeverisë, bileta hyrëse për bisedime është mbështetja e tre marrëveshjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bujar Osmani nga radhët e BDI-së për Sitel deklaroi se ende nuk kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re dhe se po analizohen rezultatet zgjedhore dhe kombinimet e mundshme.

“Pres pas konstituimit të Kuvendit të formalizohen bisedimet e grupeve të punës të partive politike”, tha Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për lajmin e djeshëm për qeveri me 3+1, Osmani tha këto janë analiza të analistëve dhe jo biseda mes partive politike dhe se kjo çështje ende nuk është diskutuar në partinë e tij politike.

“Bileta hyrëse për bisedime është mbështetja publike e tre marrëveshjeve, për shkak se BDI konsiderohet si rojtari i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani./Telegrafii/

Advertisement

Bujar Osmani: Ende nuk kanë nisur bisedimet për formimin e Qeverisë, bileta hyrëse për bisedime është mbështetja e tre marrëveshjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy