Bujar Osmani: Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane në llogarinë e tij në Facebook, kërkon hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime.

Ai shkruan se tani është koha për rikthimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve, duke larguar masën e karantinës dhe testit negativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime!”, ka shkruar Osmani.

Për këtë çështje, pritet që Qeveria të diskutojë në mbledhjen e sotme, ndërsa gjatë ditës së djeshme u raportua se Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që për çështjen e kufijve të vendoset masa e reciprocitetit./Telegrafi/

Advertisement

Bujar Osmani: Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy