Bujar Osmani: Iniciativat rajonale e përforcojnë perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL), në kuadër të kryesimit turk 2020-2021, në Antalia, Republika e Turqisë.

Sipas njoftimit të MPJ-së, shefat e diplomacive, këtë viti, në kuadër të këtij dormati rajonal diskutuan në temë: “Mënyrat për përforcimin e bashkëpunimit në ballafaqimin me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 dhe përvojat nga vendet e EJL”.

“Si një prej iniciativave më të vjetra, ky forum, paraqet faktor kyç në aspiratat eurointegruese e të gjitha vendeve partnere, me ç’rast duhet të potencohet kontributi i madh në sigurimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në vendet nga Evropa Juglindore”, theksoi Osmani, duke nënvizuar progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në mars të këtij viti siguroi dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në, dhe gjendet para fillimit të negociatave.

“Si vend që jemi në prag të nisjes së negociatave, veçanërisht vlerësojmë iniciativat rajonale të cilat na kanë garantuar perspektivë të qartë evropiane, që paraqet nxitje shtesë për ne, për të vazhduar aktivisht me kontribut drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal”, tha Osmani.

Advertisement

Ministri Osmani në paraqitjen e tij e riafirmoi nevojën për bashkëpunim të fortë evropian dhe rajonal, si dhe solidaritet në marrjen e masave të përbashkëta dhe masave të koordinuara për parandalim dhe mbrojtje nga pandemia dhe zbatimin e tyre nëpërmes iniciativave të shumta rajonale, përfshirë edhe Procesin e Berlinit me të cilin këtë vit bashkë-kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

“Duke luftuar kundër koronavirusit mësojmë një leksion të ri – se në vend të izolimit, i domosdoshëm është integrimi, që bashkërisht t’i mposhtim sfidat e kohës së re”, pohoi Osmani.

Pjesëmarrësit shfrytëzuan këtë forum për avancimin e kohezionit rajonal nëpërmes forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e ekonomisë së tregut dhe respektimin e të drejtave themelore njerëzore si vlera bazë evropiane që mbeten në fokusin e të gjitha vendeve anëtare të PBEJL.

Gjatë ditës, pritet që ministri Osmani të takohem me homologët e tij nga Serbia dhe Turqia, ministrat Selakoviç dhe Çaushoglu./Telegrafi/

Advertisement

 

Bujar Osmani: Iniciativat rajonale e përforcojnë perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy