Bujar Osmani: Integrimi i plotë i rajonit është në interes politik dhe ekonomik i BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në suaza të pjesëmarrjes së Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Forumin Diplomatik të Anatalias, sot pati fjalim në panelin e titulluar “Dialogu për pajtimin e Ballkanit”.

Sipas njoftimit të MPJ-së, pjesëmarrësit në panel diskutuan për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë, për hapërim sa u përket çështjeve të pazgjidhura, por edhe për pasojat në rast se BE-ja nuk arrin që në kohë t’u përgjigjet pritshmërive të vendeve të rajonit.

Osmani foli për gjendjen e përkeqësuar gjeopolitike dhe të sigurisë në kontinentin evropian pas invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, gjë që paraqet faktor shtesë se përse BE-ja duhet urgjentisht dhe pa shtyrje

të vendosë momentum të ri më dinamik në procesin eurointegrues të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

Mes tjerash, Osmani theksoi se rajoni, edhe përkundër deficiteve dhe dobësive demokratike, ka rol të rëndësishëm në dhe për Evropën. Integrimi i plotë është me interes të drejtpërdrejtë politik, ekonomik dhe të sigurisë të BE-së si investim gjeostrategjik drejt një rajoni stabil dhe prosperues. Në fakt, rajoni është i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe nuk duhet të lejohet të jetë pika e ndjeshme e kontinentit, ndërsa BE-ja nuk duhet edhe më tej që procesin aderues të Ballkanit Perëndimor ta trajtojë si një çështje të hapur.

Forumi paraqet mbledhje vjetore të liderëve politikë, funksionarëve të lartë, akademikëve të shquar, krijuesve të opinionit publik, përfaqësuesve të medieve dhe të biznesit, të angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci. Forumi i sivjetshëm iu referua temave të ndryshme dhe zhvillimet në botë, duke përfshirë edhe Ukrainën./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Bujar Osmani: Integrimi i plotë i rajonit është në interes politik dhe ekonomik i BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy