Bujar Osmani: Korridori 8 do të përfundojë deri në fund të mandatit të Qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në “CLick Plus” mes tjerash bisedoi edhe për ndërtimin e Korridorit 8 i cili sipas tij, do të përfundojë në fund të mandatit.

“Qeveria nënshkroi memorandum në mënyrë të drejtpërdrejtë me kompaninë Bechtel & Enka. Kjo kompani është serioze dhe do ta dizajnojë dhe ndërtojë Korridorin 8 i cili do të përfundojë në fund të mandatit”, tha Osmani.

Ndryshe, Korridori 8 përfshin qytetin e Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës.

Ministri i Punëve të Jashtme potencoi se diaspora do të vazhdojë të regjistrohet dhe të jetë pjesë e regjistrimit.

Advertisement

“Diaspora do të regjistrohet dhe do të jetë pjesë e përqindjes së popullatës së përgjithshme”, tha Osmani./Telegrafi/

Bujar Osmani: Korridori 8 do të përfundojë deri në fund të mandatit të Qeverisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy