Bujar Osmani në Dubai: Përthellim i bashkëpunimit ekonomike dhe rritje të këmbimit tregtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Dubai realizoi takim me Ministren Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy, e cila është përgjegjëse për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe teknike dhe drejtor kryesor i EXPO 2020 Dubai.

Sipas njoftimit të MPJ-së, temë qendrore e takimit ishte pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai, me ç’rast u vizitua Pavioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është në fazën finale. Në kuadër të bisedimeve Osmani shprehi mirënjohje për ndihmën e EBA-s për ballafaqimin me pandeminë Covid-19 që i është dhënë Ministrisë sonë të Shëndetësisë në muajin nëntor, vitin e kaluar.

Në ditën e parë të vizitës, Osmani kishte takim edhe me Ministrin për Tregti Të Jashtme, Thani Ahmed Al–Zeyoudi, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Bashkëpunimi ekonomik mbetet si fokus kryesor i interesit tonë të përbashkët, kështu që mundemi të theksojmë se fushat kryesore të interesit tonë janë tregtia, investimet dhe turizmi”, theksoi Osmani.

Advertisement

Në kuadër të vizitës dy ditore të EBA-s, nesër Osmani në Abu Dabi, do të takohet me homologun e tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, me Ministrin për tolerancë dhe bashkëjetesë, Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al-Nahyan, Ministrin Shtetëror për Diversifikimin Ekonomik dhe Diplomacinë Ekonomike, Ahmed Ali Al-Sayegh dhe me Drejtorin ekzekutiv të “Hedayah International Center” për ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, Ahmed Al Qasimi.

 

 

Bujar Osmani në Dubai: Përthellim i bashkëpunimit ekonomike dhe rritje të këmbimit tregtar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy