Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, që po mbahet në Londër. Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për mbështetjen e Ukrainës, si dhe hapat e ardhshëm për rindërtimin e vendit, i cili po ballafaqohet me pasojat e agresionit ushtarak rus.

Në takim, Osmani e rikonfirmoi mbështetjen e paekuivoke për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar ndihmën e ofruar për vendin.

“Që nga fillimi, Maqedonia e Veriut e dënoi ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe duke shprehur mbështetje dhe solidaritet me popullin ukrainas. Maqedonia e Veriut është e katërta në mesin e vendeve anëtare të NATO-s në ndihmën ushtarake për Ukrainën për kokë banori, e njëherit ka ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore”, tha Osmani.

Njëherazi, Osmani e theksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut përmes pjesëmarrjes sonë aktive në Platformën Ndërkombëtare të Krimesë, si dhe duke iu bashkuar së fundmi Grupit Themelues për formimin e Gjykatës Speciale për dënimin e veprës penale – agresionin ndaj Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi se Ukraina është ndër prioritetet e kryesimit tonë, duke theksuar se në dispozicion janë të gjithë mekanizmat e Organizatës për të mbështetur vendin, institucionet e tij dhe njerëzit e zonave të prekura.

Në margjinat e konferencës, ministri Osmani realizoi takime bilaterale me homologët e tij nga vende të ndryshme.

The post Bujar Osmani në konferencën për rimëkëmbjen e Ukrainës: RMV e dënoi ashpër agresionin rus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";