Bujar Osmani dënon sulmet ruse ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka reaguar në Twitter në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.

Osmani shkruan se “në këtë kohë të vështirë jemi me Ukrainën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Në këto kohë të vështira ne jemi me Ukrainën”, shkruan Osmani.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm presidenti rus Vlladimir Putin ka miratuar vendimin për “operacion të veçantë ushtarak” në Ukrainë, vendim ky i cili nga SHBA-të dhe Kievi zyrtar vlerësohen si shpallje e luftës./Telegrafi/

Advertisement

Bujar Osmani dënon sulmet ruse ndaj Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy