Kryesuesi i OSBE-së njëherit edhe ministër për Punë të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwartz, Osmani në një prononcim para mediave tha se OSBE mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri thirrje për uljen e tensioneve.

Osmani gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, ndërsa shtoi se me ministren Donika Gërvalla – Shwartz kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa duhet të vazhdojmë me dialogun pozitiv dhe jemi dakorduar që të kemi investime të përbashkëta. Kemi shqyrtuar mundësitë e ndryshme, duke filluar nga ato politike dhe shoqërore. Sa më shpejt të inkuadrohemi në BE, aq më e mirë do të jetë perspektiva për të dy vendet. OSBE dhe institucionet e Kosovës kanë bërë progres të dukshëm në promovimin e institucioneve funksionale dhe demokratike”.

“Mbështesim fuqimisht dialogun e drejtuar nga BE në mes Kosovës dhe Serbisë dhe është e rëndësishme për ne për të tejkaluar këtë situatë. Sa më shumë që e rrisim bashkëpunimin rajonal, aq më shumë e ulin çështjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. Dialogu në rajonin tonë është dëshmuar të jetë i frytshëm, në Maqedoninë e Veriut na ka dhënë një mënyrë të mirë për të ecur përpara. Pavarësisht sfidave nuk duhet të ndalojmë të flasim gjërat që janë të rëndësishme”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi të lumtur që kemi mirëpritur takimin në Ohër, i cili ka trasuar normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme të ulen tensionet në terren në Kosovën veriore, që t’i jepet hapësirë dialogut. OSBE mbështet marrëveshjet e arritur gjatë dialogut”, theksoi mes tjerash Osmani.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së sotme do të takojë edhe presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin, Albin Kurti./Telegrafi/

Bujar Osmani në Kosovë: Dialogu i udhëhequr nga BE kontribuon në stabilitetin rajonal shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";