minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bujar Osmani në takim me ministrin serb, diskutojnë për pikën kufitare Llojan – Miratoc - Struga.info


Bujar Osmani në takim me ministrin serb, diskutojnë për pikën kufitare Llojan – Miratoc

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani së bashku me homologun e tij nga Serbia Nikolla Selakoiviq, në kuadër të aktiviteteve ditore realizuan vizitë në lokacionin ku është paraparë të hapet pika e përbashkët kufitare mes dy vendeve, Llojan- Miratoc.

Ky projekt i cili është i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, do të lehtësojë lëvizjen, komunikimin dhe zhvillimin rajonal.

Ky kalim kufitar do të shkurtojë udhëtimin e banorëve nga të dyja anët e kufirit të cilët edhe krahas afërsisë territoriale, aktualisht janë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri tek pikat kufitare ekzistuese kufitare për të arrit tek të afërmit e tyre në anën tjetër të kufirit.

Marrëveshja për hapjen e kalimit kufitar Llojan – Miratoc është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, dhe tani në vijim e sipër janë harmonizimi i Protokollit për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në kalimin e përbashkët kufitar, pas çka do të vijojnë aktivitetet e hapjes së kësaj pike kufitare.

Advertisement

Dy Ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për angazhim intenziv të dy vendeve me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të këtij projekti që reflekton frymën e iniciativës Ballkani i Hapur, për komunikim më të lehtësuar mes popujve.

The post Bujar Osmani në takim me ministrin serb, diskutojnë për pikën kufitare Llojan – Miratoc appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy