Bujar Osmani në takim me Woutsas me rastin e ngjarjeve të padëshiruara në Vjenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua sot me Georg Woutsas, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas ngjarjeve të fundit tragjike dhe vrasjeve të tmerrshme në Vjenë. Në takim, Osmani përcolli mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Austrisë në ballafaqimin me aktin e djeshëm terrorist, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të pësuarve, duke përcjellë urimet për shërim të shpejtë të të plagosurve.

Sipas njoftimit të MPJ-së,Osmani theksoi se në disa raste, dhe në më shumë nivele, përfaqësuesit më të lartë të vendit ashpër dhe pa kompromis kanë dënuar këtë akt terrorist. Po ashtu, Osmani me këtë rast theksoi se për islamin radikal dhe të gjitha format e ekstremizmit nuk ka tolerancë dhe justifikim.

” Fuqimisht e dënojmë sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë dhe e ndajmë dhimbjen me miqtë tanë austriakë dhe evropianë. Terrorizmi nuk njeh as komb, as fe, as origjinë, dhe fuqishëm qëndrojmë kundër të gjitha formave të tij, pa marrë parasysh nga kush është kryer. Tani është me rëndësi të tregohet solidaritet dhe koordinim në përgjigjen e përbashkët kundër kësaj të keqe, e cila i bën dëm tolerancës mes religjioneve dhe kombeve, dhe kërcënohet të krijojë përçarje ndërmjet Evropës dhe pjesëve tjera të botës. Përgjigja duhet të jetë unanime dhe vendimtare, solidariteti i Evropës është thelbësor në këto momente në mbrojtjen e demokracive tona”, tha Osmani, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, si dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, aktivisht kontribuon në koalicionin ndërkombëtar për luftimin kundër terrorizmit të çfarëdo lloji.

Në takim, Osmani shprehu gatishmërinë e plotë të strukturave tona të sigurisë për bashkëpunim aktiv me organet e sigurisë të Austrisë dhe Europolit.

Advertisement

“Duke pasur parasysh informacionin në lidhje me shtetësinë e mundshme të dyfishtë të disa prej pjesëmarrësve, mora konfirmim nga strukturat tona të sigurisë se janë vendosur plotësisht në dispozicion për nevojat e organeve të ndjekjes të Austrisë, si dhe Europolit. Maqedonia e Veriut do të përpiqet pa rezervë në ballafaqimin dhe shkatërrimin e këtij lloji dhe të çdo lloji tjetër të terrorizmit dhe dhunës ndaj njerëzve të pafajshëm, të cilët kërcënojnë stabilitetin dhe demokracinë e Evropës dhe i dëmtojnë vlerat themelore dhe principet e saj”, tha Osmani, duke shprehur besimin për bashkëpunim të plotë dhe mbështetje të hapur nga vendi në sqarimin e tërë çështjes dhe nxjerrjen e sulmuesve para gjykatës së drejtësisë.

 

 

Bujar Osmani në takim me Woutsas me rastin e ngjarjeve të padëshiruara në Vjenë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy