Bujar Osmani në takimin ministror të OSBE-së për Ukrainën: “Multilateralizmi duhet të mbizotërojë mbi militarizmin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 24 shkurt 2022, u mbajt një mbledhje e përforcuar e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në lidhje me ofansivën ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë. Mbledhja u caktua në mënyrë të jashtëzakonshme nga Presidenca polake e OSBE-së dhe në të u ftuan Mnistrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mori pjesë në takim përmes telekonferencës.

Në fjalën e tij, siç njoftojnë nga MPJ, ministri i Jashtëm, Osmani e dënoi ashpër agresionin ndaj Ukrainës, duke theksuar se ai paraqet shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të zotimeve dhe parimeve mbi të cilat bazohet OSBE-ja. Ai theksoi se me këtë akt agresioni, Federata Ruse i minoi dhe rrezikoi seriozisht përpjekjet e përbashkëta për zgjidhje paqësore të krizës, që paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të OSBE-së.

“Deri dje, shpresat tona ishin të përqendruara në një zgjidhje paqësore të krizës. Sot ato shanse janë minuar dhe vënë në pikëpyetje. Situata po përshkallëzohet orë pas ore dhe tashmë jemi dëshmitarë të viktimave njerëzore dhe shkatërrimeve materiale. Përskaj thirrjeve të shumta për de-përshkallëzim, zgjidhje diplomatike të krizës dhe, mbi të gjitha, nevojës që arsyeja të mbizotërojë, populli i Ukrainës po përballet me fuqinë shkatërruese të luftës. Megjithatë, pasojat e agresionit tashmë po ndjehen në të gjithë botën. Sado shqetësues dhe dekurajues të jetë akti i sotëm i agresionit, dialogu duhet të vazhdojë dhe situata duhet të deeskalojë. OSBE ka në dispozicion burimet dhe mekanizmat e duhur dhe tani është koha e duhur për të shfrytëzuar potencialin e kësaj platforme” – tha Osmani.

“Multilateralizmi duhet të mbizotërojë mbi militarizmin”, theksoi Ministri Osmani, duke shprehur mbështetjen për përpjekjet e kryesisë polake dhe të Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së për deeskalim dhe qetësim të situatës dhe siguroi se si pjesë e Treshes kryesuese me OSBE-në, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me kontribut aktiv.

Advertisement

Në fund, Ministri Osmani nënvizoi se siguria e vëzhguesve të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë paraqet imperativ dhe vuri në dukje se Federata Ruse ka përgjegjësi themelore për këtë./Telegrafi/

 

Bujar Osmani në takimin ministror të OSBE-së për Ukrainën: “Multilateralizmi duhet të mbizotërojë mbi militarizmin” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy