Bujar Osmani nesër do të raportojë para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se nesër në Komisionin për Punë të Jashtme do të ketë mundësi që hapur të sqarojë aktivitetet që janë ndërmarrë këto muaj në mënyrë që të sigurohet rruga evropiane.

“Edhe pse gjatë gjithë kësaj periudhe u përpoqa të jem transparent me opinionin në raport se për çfarë bisedojmë, çfarë pengesa ka, cilat janë parimet, cilat janë pritjet tona dhe është mirë që të bëhet kjo para deputetëve. Do të sqarohen qëndrimet tona, përkatësisht se Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kushtet për nisje të bisedimeve dhe meriton bisedimet”, tha Osmani.

Ai shtoi se qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së është se Maqedonia ka raportin më të mirë në rajon dhe se bisedimet duhet të nisin dhe çdo anulim seriozisht rrezikon kredibilitetin e procesit.

Ndryshe, raportimi i Osmanit vjen pas thirrjes së kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski./Telegrafi/

Advertisement

Bujar Osmani nesër do të raportojë para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy