Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër, 23 prill 2021, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Përskaj takimit me nikoqirin e tij, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministri Osmani do të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë nga kreu shtetëror, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Gjatë vizitës, do të shkëmbehen mendime për çështjet e rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve mike dhe fqinj, projektet e radhës dhe prioritetet që do të jenë temë edhe për seancën e ardhshme qeveritare, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejmë në fushat e interesit të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar”.

“Njëherazi, pritet të shkëmbehen mendime në lidhje me aktualitetin në rajon, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë, sfidat bashkëkohore dhe perspektivat e vendeve nga rajoni me interes për integrimin e tyre në strukturat evropiane dhe euro- atlantike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bujar Osmani nesër në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, në takim me udhëheqësit e lartë shtetëror shkruan Telegrafi.