minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bujar Osmani nesër takohet me raportuesin në Parlamentin Evropian për RMV, Ilhan Kyuchyuk - Struga.info


Bujar Osmani nesër takohet me raportuesin në Parlamentin Evropian për RMV, Ilhan Kyuchyuk

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër (17 shkurt 2021) do të takohet me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është në vizitë dy-ditore në vend.

Sipas njoftimit së MPJ-së, vizita realizohet në prag të votimit për projekt-Rezolutën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, që do të jetë tema qendrore e të gjitha takimeve. Do të hapen perspektivat evropiane të vendit, si dhe të situata e përgjithshme me procesin e zgjerimit të Unionit.

Në kuadër të kësaj vizite, përveç takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Kyuchyuk do të takohet gjithashtu me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësues të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të tjerë shtetëror-politik.

The post Bujar Osmani nesër takohet me raportuesin në Parlamentin Evropian për RMV, Ilhan Kyuchyuk appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy