Bujar Osmani: Pas identifikimit të viktimave vijon procedura e transportimit të trupave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencë për shtyp shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave duke thënë se sot është një ditë trishtimi për gjithë vendin.

“Sot në Sofje bashkërisht me autoritet bullgare të vendosim linja të drejtpërdrejta për bashkëpunim në më shumë nivele në lidhje me aksidentin e sotëm dhe menjëherë në MPJ u aktivizua grup punues, përkatësisht task forcë që do të merret me aktivitetet në lidhje me menaxhimin e pasojave nga kjo tragjedi e madhe”, u shpreh Osmani.

Ai tha se gjatë kësaj dite është marrë vendim ku familjarët e viktimave nuk duhet të posedojnë dokumente me COVID-19 dhe po ashtu u aktivizua SOS telefonata dhe sot gjatë gjithë ditës janë kontaktuar familjarët e viktimave dhe të lënduarve nga MPJ.

“Gjithashtu dërgova udhëzim të dërgohen dy diplomatë me përvojë të cilët tashmë arrijnë në Sofje me çka rritet rritet kapaciteti në ambasadën tonë në Sofje për të dhënë ndihmë qytetarëve tanë gjatë procesit të identifikimit të viktimave”, u shpreh Osmani.

Advertisement

“Pas përfundimit të procesit të identifikimit vijon edhe procedura e transportimit të trupave të vdekur”, u shpreh Osmani./Telegrafi/

Bujar Osmani: Pas identifikimit të viktimave vijon procedura e transportimit të trupave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy