minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bujar Osmani për vizitë në Lubjanë, do të takohet me Pahor - Struga.info


Bujar Osmani për vizitë në Lubjanë, do të takohet me Pahor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për në Lubjanë, ku nga dita e nesërme do të realizojë vizitë zyrtare në Slloveni dhe takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar.

Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me Presidentin Borut Pahor dhe Kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiq.

Të martën, Osmani nga Lubjana do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, Ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë./Telegrafi/

The post Bujar Osmani për vizitë në Lubjanë, do të takohet me Pahor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy