Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Larisa Dir, ambasadoren e sapoemëruar të Ukrainës në vend, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

“I urova suksese në misionin diplomatik, me sigurinë se me përvojën dhe angazhimet e saj personale do të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi Osmani sot në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Osmani rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e vendit tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përballjen e sfidave të agresionit rus.

“Maqedonia e Veriut me mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe gatishmëri për ndihmë të mëtutjeshme në përballjen e sfidave të agresionit ushtarak rus”, shkruan Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bujar Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Ukrainës appeared first on Telegrafi.