Bujar Osmani tregon katër prioritetet kryesore për Çairin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Besëlidhjes Fronti Kombëtar për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka shpalosur katër prioritetet kryesore të fushatës së tij.

I përgjigjur një qytetari që pyeti për tri problemet më urgjente që ai synon të trajtojë, Osmani tha se do të përmendë katër:

“Në radhë të parë është kaosi urban, pastaj mungesa e parkingjeve, papastërtia dhe në fund – krimi i organizuar,” shprehet Osmani në video.

Osmani theksoi se këto çështje janë ndër më shqetësueset për banorët e Çairit dhe do të jenë në fokus të platformës së tij zgjedhore.

Advertisement

 

 

The post Bujar Osmani tregon katër prioritetet kryesore për Çairin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy