Rreth 200 bujq të Pollogut kanë protestuar për vonesat e subvencioneve. Të revoltuar thonë se do t`i radikalizojnë protestat nëse edhe kësaj here nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Vonesat e mëdha të pagesës së subvencioneve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për bujqit dhe blegtorët, ka nxjerrë në rrugë këta të fundit. Ata të revoltuar thonë se nëse nuk merren masa, do t’i radikalizojnë protestat me bllokim të rrugëve kryesore, madje paralajmëruan se bagëtitë do t`ua dërgojnë zyrtarëve të Qeverisë.

Bujqit dhe blegtorët ankohen se akoma nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2020, ndërsa mos pagesa ka edhe për vitet paraprake.

Protestuesit u kanë dhënë afat deri të enjten institucioneve përkatëse, gjegjësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për përkrahje financiare në Bujqësi dhe zhvillim rural. Nëse nuk ndërmerren masa protestat e tyre do të radikalizohen./KlanMacedonia/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bujqit e Pollogut në protesta për shkak të vonesave të subvencioneve shkruan Telegrafi.