Bullgaria evakuon 200 persona nga Odesa e Ukrainës në mesin e të cilëve edhe shtetas të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska tha se momentalisht nga Ukraina dalin katër autobusë dhe automjete të konsullatës bullgare në Odesa dhe ambasadës në Kiev.

“Në autobusë ka rreth 200 persona, shtetas bullgarë, amerikan, shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga Ukraina dhe 1 nga Gruzia si dhe personeli i ambasadës bullgare në Kiev dhe konsullatës në Odesa”, tha ministrja bullgare.

Zëdhënësi i MPJ-së bullgare u shpreh se ministrja Gençovska dhe ministri Bujar Osmani janë në komunikim të vazhdueshëm për heqjen e qytetarëve të Maqedonisë nga Ukraina.

Ai theksoi se diplomatët bullgarë kanë ndihmuar 22 shtetas të Maqedonisë në kufirin mes Ukrainës dhe Moldovisë./Telegrafi/

Advertisement

Bullgaria evakuon 200 persona nga Odesa e Ukrainës në mesin e të cilëve edhe shtetas të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy