Bullgaria nuk do ta tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut në qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka kohë deri në fund të presidencës franceze për të hapur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që bullgarët të përfshihen në të si një popull shtet-formues, që është një nga kërkesat kryesore të Sofjes, tha Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, përcjell “BNT”.

“Realisht, deri në fund të presidencës franceze me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të jenë në gjendje ta hapin (Kushtetutën) dhe ta përfundojnë këtë proces”, tha shefja e diplomacisë bullgare.

Ndryshe Gençovska shtoi se ka “mosmarrëveshje serioze” ndërmjet Ministrisë së Jashtme bullgare dhe ekipit të këshilltarëve për politikë të jashtme të kryeministrit Kiril Petkov lidhur me çështjen e integrimeve evropiane dhe negociatave me Maqedoninë.

Ajo shtoi gjithashtu se ende nuk ka një dokument midis vendit dhe Bullgarisë që do të ishte bazë për një marrëveshje.

Advertisement

“Pothuajse asnjë nga katër pikat e tjera të planit 4 + 1 nuk është përmbushur nga Shkupi,” tha Gençovska.

Bullgaria nuk do ta tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut në qershor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy