Presidenti Rumen Radev ka bërë të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë në përballjen me pasojat e përmbytjeve që kanë përfshirë shumë rajone të vendit.

“I falënderohem presidente­s Gordana Siljanovska për bisedën telefonike konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat nga përmbytjet në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e shprehur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ofruar mbështetje në menaxhimin e pasojave të kësaj katastrofe”, shkroi kreu i shtetit në profilin e tij në “X”.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrugë të bllokuara dhe dëme në infrastrukturë në shumë zona.

Një pjesë e popullatës ka mbetur pa energji elektrike dhe qasja në disa rajone është e kufizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani janë konfirmuar katër viktima.