Radev: Bullgaria i mbështet vlerat e BE-së në dialogun me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bullgaria i mbron jo vetëm interesat kombëtare, por para se gjithash vlerat e Bashkimit Evropian, që themelohen në demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në dialogun e tij me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Këtë e theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Siç njofton AIM nga Sofja, biseda është inicuar nga kryetari gjerman në prag të Samitit BE-ja – Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni më 5 dhe 6 tetor, kumtoi kabineti i Radevit.

“Bullgaria pret rezultate konkrete në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut te fqiu jonë jugperëndimor, që do ta përshpejtojë integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Radev.

Advertisement

Sipas kumtesës Radev mori sinjale të bëhet presion mbi njerëzit të cilët e shprehin identitetin e tyre bullgar, dhe se, siç citohet, ndodhi gjatë regjistrimit rrjedhës të popullatës maqedonase.

Presidenti i Bullgarisë, gjtihashtu theksoi se deklarata dhe premtime të shumta të dhëna gjatë viteve nga ana e kreut shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë, mbesin të paplotësuara, duke e përfshirë edhe Marrëveshjen bilaterale për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2017.

Radev: Bullgaria i mbështet vlerat e BE-së në dialogun me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy