Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Erasmus”.

I akuzuari Bobek Shuklev u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg për “marrje ryshfet”, Sllave Ristevski për dy vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me katër vjet burg, Dragan Denkovski për tre vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me dënim me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykata, të akuzuarve Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski ua ndaloi kryerjen e profesionit të profesorit për pesë vite.

Shuklevit i janë marrë edhe bankënota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, ky është gjykimi i dytë për rastin “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, rasti ra në Apel, kur u vërtetua vetëm lirimi për profesorin Stojan Debarliev.

Apeli e ktheu në rigjykim lëndën “Erasmus” dhe nuk konfirmoi dënimet me burg për profesorët e Fakultetit Ekonomik të shqiptuara më parë nga Gjykata Penale.

Tre profesorët Bobek Shuklev, Dragi Janev, Sllave Ristevski dhe demonstruesi Dragan Denkovski u ndoqën penalisht për marrje ryshfeti nga studentët për shkrimin e notave të mesme. Me rastin e shqiptimit të dënimit, për profesorët Shuklev dhe Janev, gjyqtari po ashtu tha se është vërtetuar se ata kanë kërkuar edhe shërbime seksuale nga studentet./Telegrafi/

The post Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";