Mijallkov mbetet në burg, gjykata nuk e pranon garancinë prej 10.8 milionë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale e Shkupit nuk e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore, që ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov të mbrohet në liri.

Këshilli Gjyqësor nëpërmjet një njoftimit thotë se edhe përkundër garancisë së ofruar nga Mijallkov (10.8 milionë euro), ekziston rreziku që ai të arratiset, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me zëvendësim – garancion, Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim me çka propozimi i mbrojtjes konsiderohet si i pabazë. Këshilli, pas vlerësimit të shkresave në lëndë, konsideron se ende ekzistojnë shkaqe për të cilat u caktua masa e paraburgimit, duke e pasur parasysh edhe llojin dhe karakterin e veprave penale si dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Ndryshe, derisa Mijallkov ndodhej në paraburgim, ndaj tij u sollën dy aktgjykime, të cilat akoma nuk janë në fuqi.

Advertisement

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive, ai u dënua me 12 vjet burg, ndërsa në rastin “Thesari”, ai u dënua me tetë vjet burg./Telegrafi/

 

Mijallkov mbetet në burg, gjykata nuk e pranon garancinë prej 10.8 milionë eurove shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy