minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bursa për studentët me prejardhje nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Ballkanit - Struga.info


Bursa për studentët me prejardhje nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Ballkanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të ndajë 50 bursa për studentë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut por që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik.

“Në mbledhjen e sotme, Qeveria mori Vendim për ndarjen e gjithsej 50 buyrsave për shtetas të huaj për studentë me prejardhje nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Universitet shtetërore sipas njoftimit qeveritar janë: Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti i Tetovës, Universiteti Nëna Terezë në Shkup, universiteti Shën Klimenti i Ohrit Manastir, universiteti Goce Dellçev Shtip, universiteti për shkenca infromatike dhe teknologjik Shën Apostol Pavle Ohër.

Në këtë mbledhje qeveritare, siç thuhet në njoftim, është marrë edhe Venim për vërtetimin e numrit të bursistëve dhe vlera e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin arsimor 2020/2021./Telegrafi/

Advertisement

The post Bursa për studentët me prejardhje nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Ballkanit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy