Buxheti i Komunës së Kërçovës është 14.8 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Kërçovës në vitin 2022 ka buxhet prej 14.8 milionë euro, ndërsa 52% e mjeteve buxhetore janë për shkollat dhe 43% buxhet bazë.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari tha se mbi 1 milion euro janë për pagat e punonjësve në komunë, për këshilltarët dhe punëtorët social.

“Buxheti për vitin 2022 arrin shumën prej 14.836.000 euro, prej të cilave 6.5 milionë janë buxhet bazë dhe disa mijëra euro dotacione për shkollat e mesme dhe fillore”, tha Dehari.

Këshilltarët e komunës reaguan se nuk ka pasur debat publik për t’i shprehur nevojat. Dehari u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve lokale dhe se buxheti është i publikuar në ueb-faqen e komunës./Telegrafi/

Advertisement

Buxheti i Komunës së Kërçovës është 14.8 milionë euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy