Byrnes: Maqedonia e Veriut është aleate e NATO-s dhe i bashkëngjitet SHBA-ve në sanksionet kundër agresionit rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për “TV21”, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes, ka komentuar situatën aktuale me Ukrainën, por edhe i është përgjigjur pyetjes “Sa larg është Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur bëhet fjalë për Ukrainën, Maqedonia e Veriut është një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë që mban ritmin me BE-në, një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar dhe i bashkohet SHBA-ve dhe të tjerëve në dënimin e veprimeve që po ndodhin për momentin në Ukrainë, agresionit rus dhe luftës aktive në Ukrainë. Gjykimi ishte i qartë dhe pamëdyshje, por gjithashtu ofron mbështetje për popullin ukrainas, si të gjithë ne, duke ofruar mbështetjen që ata kanë nevojë për momentin.

Por ne duhet të sigurohemi që në një moment dikush do të mbajë përgjegjësi për veprimet e Rusisë. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut punon me ne në NATO dhe bilaterale, për të mbrojtur interesat tona.

Po punojmë në NATO për të siguruar që detyrimi sipas nenit 5 është i fortë dhe se jemi të gatshëm të mbrohemi kundër çdo veprimi të mëtejshëm dhe se jemi të përgatitur, si komunitet ndërkombëtar, të përballemi me pasojat afatgjata të asaj që po ndodh. Përsëri, ky është një akt i paligjshëm dhe i pajustifikuar nga Rusia kundër Ukrainës”, tha ambasadorja Kate Marie Byrnes./Telegrafi/

Advertisement

Byrnes: Maqedonia e Veriut është aleate e NATO-s dhe i bashkëngjitet SHBA-ve në sanksionet kundër agresionit rus shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy