Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp tha se fatkeqësisht vendi ynë varet nga gazi rus.

Bytyqi theksoi se për këtë po bëhen përpjekje që për 15 vitet e ardhshme të sigurohet gaz përmes Aleksadropulos.

“E dini ne jemi një nga vendet e pakta në botë që është 100 për qind që burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia, fatkeqësisht, fatkeqësisht.

Në vitete e kaluara edhe përkundër përpjekjeve tona për diversifikim të këtij energjensi, dikush donte të thoshte se diversifikim nuk është i nevojshëm në vendin tonë dhe për këtë në fjalimin tim thash se kyçja jonë, sigurimi i gazit për 15 vitet e ardhshme nga Aleksandropolis është përgjigja drejt burimit të njëanshëm të energjensit për vendin tonë, jo për qeverinë, po për nevojat e qytetarëve dhe kompanive”, deklaroi Bytyqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bytyqi: Burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia, kemi nevojë për diversifikim shkruan Telegrafi.