Bytyqi: Kemi rritur numrin e të punësuarve me 60.000

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në katër vitet e fundit, numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend është rritur me 60.000 dhe paga mesatare është rritur nga 22.000 në 28.000 denarë, tha zv. Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi në “TV 24”.

“Në katër vitet e kaluara të sundimit të LSDM-së, numri i personave të siguruar është rritur me 60.000. Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i të punësuarve po rritet”, tha Bytyqi, duke shtuar se në kohën e OBRM-PDUKM-së kishte 730.000 të punësuar, ndërsa tani janë 790,000.

Sipas tij, është e rëndësishme të rritet paga minimale nga 9.000 në 15.240 denarë.

Në katër vjet, paga mesatare është rritur nga 22.000 në 28.000. Bashkëqytetarët e mi marrin më shumë para”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Advertisement

Bytyqi: Kemi rritur numrin e të punësuarve me 60.000 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy