Bytyqi-Fragojanis: Jemi duke punuar në shumë projekte të përbashkëta me interes të dyanshëm ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë tema të cilat janë nga interesi reciprok ekonomik i të dy vendeve miqësore ishin temë e bisedës në mbledhjen e sotme të punës të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi me zëvendësministrin për Punë të Jashtme të angazhuar për Diplomaci Ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragojanis.

Bytyqi dhe Fragojanis shprehën kënaqësinë për vazhdimësinë e ndryshimeve pozitive në dy vitet e fundit, të cilat janë rezultat i Marrëveshjes së Prespës, për shumë projekte të përbashkëta që janë duke u zhvilluar dhe theksuan se periudha që vijon është një mundësi e shkëlqyer për të përshpejtuar më tej zbatimin e projekteve strategjike, të cilat janë bashkëpunim edhe më i mirë ekonomik.

Zëvendësministri Fragojanis përcolli qëndrimet e qeverisë greke se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të presë mbështetje të fuqishme politike nga Republika e Greqisë në procesin eurointegrues dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet vendeve, veçanërisht në lidhje me ekonominë, mund të zhvillohet përtej Marrëveshja e Prespës, në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Fragojanis dhe Bytyqi diskutuan edhe për realizimin e skenarit të gjelbër të Strategjisë Energjetike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe synimin e fortë të dy qeverive për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, ku pala greke ofroi të ndajë përvojën e tyre që kanë duke tërhequr dhe ndërtuar objekte prodhimi nga burime të rinovueshme, veçanërisht pas mbylljes së termocentraleve. Përdorimi maksimal i burimeve natyrore të rinovueshme, si dielli, era dhe uji, dhe ruajtja e mjedisit është një synim i përbashkët jo vetëm i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por i mbarë Evropës.

Advertisement

Në takim u hapën edhe temat tjera, si bashkëpunimi në bujqësi dhe arsim, ndërsa zëvendëskryeministri Bytyqi dhe zëvendësministri Fragojanis theksuan se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë dhe se do të punojnë së bashku për përshpejtimin e realizimit të projekteve dhe inicimin e ideve të reja, me të cilat do të forcojë miqësinë dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve mike.

Bytyqi-Fragojanis: Jemi duke punuar në shumë projekte të përbashkëta me interes të dyanshëm ekonomik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy