Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka takuar ambasadorin e ri të Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Kshishtov Gzhelçik, me të cilin ka biseduar për mundësitë për thellimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, me një theksi në përgatitjet për ardhjen e një delegacioni biznesi polak në vendin tonë në muajin shtator.

Duke i uruar mandat të suksesshëm, Bytyqi në takimin me ambasadorin polak theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Polonia nuk e kanë shfrytëzuar plotësisht potencialin e madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar.

“Polonia është vazhdimisht e përfshirë në 10-15 partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, por ka ende potenciale të mëdha ekonomike të pashfrytëzuara që kemi si vende, gjë që kërkon intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike që do të rezultojë në mundësi biznesi për të dyja palët. Shpresoj që kjo të konkretizohet në shtator kur do të vijë delegacioni i biznesit polak”, tha Bytyqi.

Ambasadori Gzhelçik falënderoi për takimin dhe tha se do të punojë me përkushtim në promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi-Gzhelçik: Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar appeared first on Telegrafi.