Petrovska – Al Atija: Maqedonia e Veriut dhe Katari kanë potencial të madh për zhvillim të bashkëpunimit në mbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të afërta në mbrojtje me partnerët e rëndësishëm të Aleancës, siç është Katari. Ky takim i parë është vetëm fillim i një bashkëpunimi të frytshëm në të cilin jemi jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të bindur se ka potencial të madh, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin e ministrin shtetëror të Mbrojtjes së Katarit, Halid Bin Mohamed Al – Atija, i cili po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e veriut.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se dy bashkëpunëtorët, duke folur për situatën e sigurisë në botë, janë pajtuar që dialogu është rruga më e shkurtë drejtë paqes dhe stabilitetit.

“E vlerësojmë rolin e Katarit në avancimin e sigurisë globale. Do të doja të shpreh mirënjohje më të thellë për ndihmën dhe mbështetjen nga Katari shtatorin e kaluar, gjatë evakuimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nga Afganistani”, ka theksuar ministrja Petrovska.

Ka potencuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të vazhdojë me kontaktet intensive për harmonizimin dhe nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes me Katarin, jo vetëm si dokument juridik, por si plan konkret i aktiviteteve për bashkëpunim.

Advertisement

Petrovska ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Armata janë të hapura për bashkëpunim në sferën e Qendrës për Trajnim të Pilotëve dhe investimet e përbashkëta në infrastrukturë.

Zëvendëskryeministri i Katarit dhe ministër shtetëror i Mbrojtjes Al Atija ka porositur se Maqedonia e Veriut është mike dhe partnere e rëndëssihme e Katarit dhe ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Ai e ka uruar anëtarësinë e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe është dakorduar se mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje janë të jashtëzakonshme, ndërsa vizita e tij disaditore në Maqedoninë e Veriut do të kontribuojë drejtë konkretizimit të sferave të bashkëpunimit.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i Katarit do ta vizitojë edhe poligonin e armatës “Krivollak”, ndërsa do të ketë takime edhe me kreun më të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Petrovska – Al Atija: Maqedonia e Veriut dhe Katari kanë potencial të madh për zhvillim të bashkëpunimit në mbrojtje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy