Bytyqi: Kompanitë vendase të mbështetura nga Ligji për Mbështetjen Financiare krijuan mbi 5.000 vende pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Më shumë se 5.000 vende pune vendase janë krijuar nga kompanitë vendase. Këto kompani do të vazhdojnë të investojnë edhe në vitet e ardhshme”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në konferencën “Viti i Mundësive Evropiane”, duke folur për ndihmën shtetërore për kompanitë vendore sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve.

Ai tha se gjatë gjashtë viteve të fundit nga shteti janë mbështetur 919 kompani me rreth 100 milionë euro dhe ato kompani kanë investuar gati gjysmë miliardë euro.

“Ky është një ndryshim strukturor që po bëjmë, përfshirja e kompanive vendase në prodhim, si sektor që duhet të jetë bartës”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se deri në vitin 2017 kompanitë vendase nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti, ndërsa janë favorizuar vetëm investimet e huaja./Telegrafi/

Advertisement

Bytyqi: Kompanitë vendase të mbështetura nga Ligji për Mbështetjen Financiare krijuan mbi 5.000 vende pune shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy