Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, bëri një deklaratë sot në emisionin “Klan Debat”, ku bëri të ditur se prej fillimit të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020, qeveria ka shpenzuar mbi dy miliardë euro në masat e ndryshme kundër krizës, duke përfshirë qytetarët dhe kompanitë, përcjell Telergafi.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri theksoi se paketa e fundit e masave kundër krizës, e miratuar javën e kaluar, arrin në vlerën prej 662 milionë euro. Ky është tashmë plani i nëntë i qeverisë për të mbështetur ekonominë lokale dhe qytetarët gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Një nga pjesët kryesore të kësaj pake është rritja e pagave në sektorin privat, duke iu mundësuar kompanive të rrisin pagat nga minimumi tre mijë në 10 mijë denarë, pa pasur kontribute nga punonjësit. Kjo masë synon jo vetëm luftën kundër ekonomisë joformale, por edhe rritjen e nivelit të pagave në sektorin privat.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së blegtorëve, duke shpjeguar se 20 mijë blegtorë do të përfitojnë nga një qasje e re e subvencionimit, duke marrë 30% të subvencionit të tyre për herë të parë.

Advertisement

Përveç kësaj, Qeveria ka përcaktuar masa specifike për grupe të veçanta, duke përfshirë nxënës, studentë, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët. Rreth 185 mijë pensionistë pritet të përfitojnë nga masat ekonomike, duke u siguruar një shtesë të pensionit prej 3,000 denarë për pesë muaj.

Zëvendëskryeministri u shpreh se këto masa mbështesin sektorin privat, ndihmojnë qytetarët në nevojë dhe përmirësojnë kushtet ekonomike për të gjithë. /Telergafi/

Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy