Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishte për vizitë në Komunën e Butelit, ku intensivisht po ndërtohet kopshti i ri me para nga Programi TAV.

Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se për ndërtimin e këtij kopshti të ri modern nga Programi TAV janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të do të kudjesen rreth 100 fëmijë, me çka do të tejkalohet problemi me listat për pritje për regjistrim në kopshte nlë Komunën e Butelit.

“Projektet nga TAV realizohen nëpër të gjitha komunat e vendit dhe gëzohem kur shoh se me planifikim të mirë në afatet e parapara janë realizuar mbi 70 për qind e projekteve të filluara. Më saktësisht deri më tani janë përfunduar 56 projekte në 56 komuna, ndërsa për momentin 25 projekte janë në rrjedhë dhe është planifikuar të përfundohen deri në fund të vitit”, thotë Bytyqi.

Theksoi se kopshti i fëmijëve në Komunën e Butelit është planifikuar të përfundohet në shtator apo tetor të këtij viti.

Advertisement

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy