Bytyqi: Në 100 ditët e para të Qeverisë mbrojtëm standardin e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

80.000 bashkëqytetarë tanë të cilët më parë kanë marrë 15.200 denarë, sot marrin pagë prej 18.000 denarë. Paga më të larta kanë ata që më parë kanë marrë nga 15 deri në 17.000 denarë, kështu që sot numri i përgjithshëm i punëtorëve që kanë përfitim të drejtpërdrejtë është rreth 160.000 qytetarë.

Kjo rritje e pagës minimale pasohet nga një periudhë e harmonizimit të pagave në të gjithë sektorët, përfshirë pagat në administratën shtetërore dhe publike.

Por rritja e pagave në sektorin publik duhet të shoqërohet gjithashtu me rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Prandaj kemi nisur negociatat për hartimin e një Kontrate të re të Përgjithshme Kolektive për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje sistematike për rritje të përhershme të pagave, rritje kjo që nuk do të varet nga vullneti politik i dikujt.

Advertisement

Jemi të gatshëm të flasim për zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike, në vend të zgjidhjeve ad hoc. Sepse vetëm kështu do të sigurojmë zhvillimin.

The post Bytyqi: Në 100 ditët e para të Qeverisë mbrojtëm standardin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy