Bytyqi: OBRM-PDUKM ka krijuar sistem paralel në Maqedoni, po pengon funksionimin e institucioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se OBRM-PDUKM ka krijuar sistem paralel brenda shtetit dhe se po pengon funksionimin e institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Konfirmoj se para një viti kur njëra nga partitë politike kërkonte zgjedhje të parakohshme, ne jemi ballafaquar me të ashtuquajturën “grevë e bardhë” në të cilën institucionet nuk funksionojnë sepse dikush nga brenda bën shtypje”, tha Bytyqi.

Ai thotë se ky sistem paralel është krijuar që nga koha e regjimit dhe se janë fuqizuar shumë.

Bytyqi tha se janë në pushtet për të ndërtuar institucione funksionale, dhe nuk do të lejojnë që të kthehen në pushtet ato që vendosin në funksion sistemin paralel./Telegrafi/

Advertisement

Bytyqi: OBRM-PDUKM ka krijuar sistem paralel në Maqedoni, po pengon funksionimin e institucioneve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy