Bytyqi: Pakoja e pestë e masave do të peshojë rreth 150 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pakoja e pestë e masave ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve për ballafaqim me Kovid-19 do të peshojë mes 50 dhe 60 milionë euro si implikime të drejtpërdrejta të buxhetit, por si implikime fiskale do të jetë rreth 150 milionë euro. Pritet të finalizohet këtë javë nëse arrijmë konsensus me të gjithë aktorët e interesuar, konfirmoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai në përgjigjen e pyetjeve pas vizitës në kompaninë e Shkupit “Rade Konçar TEP” theksoi se akoma janë duke u shqyrtuar detajet për pakon, që të përcaktohet saktë vlera e saj dhe theksoi se mbështetja për pagat nuk do të mungojë edhe në pakon e pestë të masave.

“Do të ketë mbështetje financiare për pagat siç ishte më parë, sepse edhe ndihma e mëparshme nuk ishte e pakushtëzuar. Edhe më herët, duhej përmbushur disa kushte që ndihma të bëhej e pakthyeshme, të njëjtin mekanizëm e përdorim edhe tani. Tani po diskutohet për të dy opsionet me sindikatat, Odat ekonomike dhe të gjithë të tjerët – të vazhdohet me mbështetjen si më parë ose ajo të zëvendësohet me kredi pa interes. Këtë javë do të duhet të vendosim bashkërisht me të gjithë aktorët e interesuar se cila është masa më e mirë, duke pasur parasysh që ngadalë po rimëkëmbemi dhe po hyjmë në rinisjen e ekonomisë”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se dhënia e vauçerëve për qytetarët ka qenë një masë ad-hok e bërë në një kohë krize dhe se me të janë mbuluar pothuajse 700 mijë qytetarë, por shtoi se grupi i masave që tani parashikohet përfshin një masë për ta shlyer interesin e mbetur që i kanë qytetarët në ndërmarrjet publike në nivelin lokal ose kombëtar, që, siç tha, do të thotë ndihmë më e madhe e drejtpërdrejtë për qytetarët. Në gjithë pakon ka më shumë se 20 masa nga e cila do të vijnë mjaft mjete për ata që janë më të rrezikuar.

Advertisement

“Nëse ka nevojë në muajt e ardhshëm, do të ketë masa të reja për qytetarët. Askush nuk mbetet jashtë masave, sepse të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm për ne si Qeveri dhe do të mbulohen nga masat e ndryshme në pakot e ndryshme që i miratojmë. Si qeveri, e dimë që akoma do të ballafaqohemi me Kovid-19 dhe kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar programe në ministritë resor në të cilat në disa programe i kemi shtuar me fonde shtesë për qytetarët”, tha Bytyqi.

Bytyqi: Pakoja e pestë e masave do të peshojë rreth 150 milionë euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy