
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dha se Fondi Pensional për tre vite do të jetë i paqëndrueshëm, duke kritikuar qeverisjen aktuale për keqmenaxhim.
“Gjatë miratimit të vendimit për rritjen lineare të pensioneve, në Kuvend theksova se deficiti buxhetor në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIOM) do të rritet nga 31 për qind në 48 për qind – dhe pastaj thuhet se “asgjë nuk po ndodh në shtet”, deklaroi Bytyqi në televizionin Telma.
Ai tha se në vend të harmonizimit, po bëhet rritje e pensioneve duke dëmtuar fondin.
“Duhet t’u thuhet pensionistëve, të rinjve, të gjitha brezave, se mënyra si po bëhet kjo rritje lineare – në vend të harmonizimit sipas metodologjisë së parashikuar, e cila në fund të ditës do t’u sillte më shumë para vetë pensionistëve, e jo një rritje e njëjtë për të gjithë – ka një çmim. Dhe çmimi është ky: për tre vjet, fondi i pensioneve do të bëhet i paqëndrueshëm,” theksoi Bytyqi.