Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në Kuvend në diskutimin mbi riorganizimin e ministrive u shpreh se rritja e numrit të ministrive sjell joefikasitet.

“Efikasiteti gjithmonë thotë me shpenzime më të vogla fitohet më shumë. Më shumë institucione sjellin më shumë burokraci, shpenzime të panevojshme dhe komplikime shtesë në koordinim me institucione të ndryshme. Në vend se të përmirësohet efikasitetit, por krijohet kaos dhe konfuzion”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se me këtë ligj nuk ofrohet diçka në institucione, por më shumë ka riemërime.

“Kjo nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët. Pa ndryshim të vërtetë të strukturës së institucioneve krijon iluzion të reformave kurse problemet do të vazhdojnë”, tha ai.

Advertisement

Në fund Bytyqi theksoi se rritja e numrit të ministrive më së shumti ka të bëjë me mbulimin e partnerëve të koalicionit./Telegrafi/

The post Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy