Bytyqi: SASHK të ndërpresë grevën dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bisedimet me SASHK-un janë aty ku ishin para fillimit të grevave. Këtu do t’i thërras sot. Fatkeqësisht, fëmijët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë. Besoj se SASHK-u duhet ta ndërpresë grevën dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve me të gjitha palët tjera të interesit dhe partnerët socialë, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi pas vizitës së kompanisë “Kostel” në Ohër.

Qeveria, theksoi ai, ka një organ, Këshillin Ekonomik dhe Social, përmes të cilit mund të diskutohet për kërkesën e SASHK-ut, domethënë kërkesat në arsim, por edhe në sektorë të tjerë.

“Zgjidhjet janë në tavolinë, por pa asnjë ultimatum dhe pa asnjë moment përfundimtar siç e pamë se SASHK ka dashur ta bëjë”, ka shtuar Bytyqi.

Anëtarët e SASHK-ut në shkolla dhe çerdhe janë në grevë për të tretën ditë, për shkak të kërkesës për rritje të pagave./Telegrafi/

Advertisement

Bytyqi: SASHK të ndërpresë grevën dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy