Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike do të rritet gradualisht, vendim do të marrim deri në fund të qershorit, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai deklaroi se norma e TVSH-së 10% për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18% dhe se analizat për këtë janë në fund.

Ai sqaroi se EMV i bën propozim EVN Home dhe më pas Komisioni Rregullativ do të marrë vendim, i cili pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit.

“Kemi një muaj e gjysmë përpara dhe nuk varemi vetëm nga prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Ashtu siç ishte një vit e gjysmë i fundit, kështu do të vazhdojë dhe vendimet do të jenë në favor të qytetarëve”, tha Bytyqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: TVSH-ja për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18 përqind appeared first on Telegrafi.