KRRE përshëndet uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një njoftimi, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujti, përshëndeti, siç thonë, vullnetin e treguar poltik, me të cilin u pranua dhe zbatua aktvendimi i KRRE-së për uljen e TVSH-së për amvisëritë.

“KRRE-ja do të vazhdojë të krijojë nisma, të cilat do rezultojnë në aktvendime nga institucionet përkatëse për mbrojtjen e standardit jetësor, kur bëhet fjalë për konsumatorët. Shembull praktik është edhe miratimi i sotshëm i ndryshimeve të ligjit, të cilat rrjedhin nga nisma jonë, të cilën e filluam para një viti, me të cilën TVSH-ja e energjisë elektrike ulet për amvisëritë”, tha Bislomovski.

Ai bëri thirrje që në fokus të jetë edhe zgjerimi i përfshirjes së kategorive të ndjeshme, me të cilat duhet të jenë pjesë e kategorive të identifikuara të amvisërive, të cilët kanë nevojë për ndihmë në të holla siç janë pensionistët që marrin pensione më të ulëta.

Ndryshe, sot Kuvendi i Maqedonisë me 83 vota “për” dhe asnjë kundër miratoi ndryshimet ligjore ku zvogëlohet TVSH-ja nga 18 në 5%./Telegrafi/

Advertisement

KRRE përshëndet uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy