minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Caca Biljanovska nuk dëshiron të paguajë 10 mijë euro, dorëzon ankesë - Struga.info


Caca Biljanovska nuk dëshiron të paguajë 10 mijë euro, dorëzon ankesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji, ndërsa tani mjeke Nina Caca Biljanovska – ka dorëzuar ankesë për propozimin e Prokurorisë që të dënohet me dhjetë mijë euro, për shpërndarje të COVID-19.

Seanca e djeshme e caktuar për ankesën e saj u anulua, pasi avokatët thanë se presin dëshmi shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Biljanovska ishte në mesin e të parave që u infektua me COVID-19. Ajo më 29 shkurt pas kthimit të saj nga Italia, ku edhe u infektua, në vend që të qëndrojë në izolim, ka shkuar në punë, madje ka marrë pjesë edhe në një simpozium.

Sipas masave të atëhershme të Qeverisë, të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ktheheshin nga Italia dhe shtetet tjera me rrezik të lartë, është dashur të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

Advertisement

Pasi ajo doli pozitive, Klinika u mbyll për 14 ditë, ndërsa sipas rezultateve 6 persona u infektuan me coronavirus./Telegrafi/

The post Caca Biljanovska nuk dëshiron të paguajë 10 mijë euro, dorëzon ankesë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy